Skip to main content

REVISITING PRIŠTINA

Samira Kentrić

dy arinj

»Kosova nuk ka kopsht zoologjik, por ka vendstrehimin për arinj”, thotë Arifi. Të dy pajtohemi, se është pikërisht ashtu. Shteti i ri ka atë përparësi, që disa gjëra të vetëkuptueshme të specizmit tonë nuk i ka zbatuar ende, dhe se ndaj tyre mund të përcaktohet ndryshe.

Qentë endacakë në qytet kanë çipat, por të pamësuar me dorën e njeriut.  

Autobusi urban më çon përbuzë mishtores, që në vitrinë ekspozon trupa të hapur të gjedhëve. Një pamje gati e zakonshme, sikur para asaj vitrine dhe para hyrjes në mishtore të mos i kishin vendosur skulpturat tërheqëse të lopëve dhe viçave në madhësinë reale. Përmbi to hipin fëmijët, ndërkohë që prindërit tregtojnë.

flamuri shqiptar

Flamujt, gjithandej valëvitën flamujt. Jo kosovarë, ata shqiptarë. Dyshtetësia është këtu tejet e shpeshtë, ngase shtetësia shqiptare është ajo që mundëson liri më të madhe të lëvizjes. Edhe kryetari i qeverisë, Albin Kurti e ka. Në ligjëratën për studentë të akademisë tregoj formën e deformuar të shqiponjës dykrerëshe nga flamuri, në të cilën sqepi e njërës kokë është i ngulitur në qafën e kokës tjetër. Diçka ngjashëm kam vizatuar përpara si koment për gjakmarrjen ndërmjet bashkëkombësve. Pas përfundimit të ligjëratës, studentët më pyesin për domethënien e kësaj figure.

Nga akademia dal e hutuar. Studentet nuk më pyetën asgjë, ndonëse shumica e dukjeve dëshmonte feminizmin.

UMJETNOST LAJANJA Teksti është poshtë.

UMJETNOST LAJANJA

Nekakav Govornik, nekakva Hulja Gizdavac
Na Vrhovnom Senatu Sodome
Neprestano izjavljuje ljubav mrinji.
Bijelo eini crnim.
Crno - bijelim.

Kada plaee - smije se.
Kada psuje - hvali.
Sudbinu Sodome oplakuje.
Skripi zubima na tribini:
«Ham-ham!
Kam-kum!»
Ovaj soj Govornika, ova Hulja Gizdavac
U svettano okieenoj dvorani
Na sveeano uvjeibanom jeziku
Bez imalo stida mrinji izjavi ljubav

Dobro vlada umjetnoku lajanja.

21.10.21
Në shqip nuk di ta lexoj
por në boshnjakisht e kuptoj
si të ishte e shkruar sllovenisht. 
Agim Vinca

24.10.21
konduktori me dukje si Rambo
në linjën Prizren Prishtinë
këtë moment të gjithë udhëtarëve
ua ndan çokobananet.
#kosovomojadežela #kosovavendiim

Dy duar formojnë një dritare nga gishti tregues dhe gishti i madh.

Qendra Multimedia, organizatë kjo kulturore që ishte përkujdesur për vendosjen time ishte nikoqire e festivalit ndërkombëtar të teatrit. Shikoj disa shfaqje kosovare me mbishkrime. Kënaqem dukshëm më shumë se në Lublanë, pakrahasueshëm më shumë ka autenticitet dhe humor. Drejtori i organizatës është regjisor, që shpesh i bashkërealizon shfaqjet me bashkëpunëtorët beogradas. Duket se ndihmat ndërkombëtare nga shtetet e jashtme mbështesin bashkëpunimin rajonal, ndërthurjen kulturore të zonave me konflikte politike. Bashkëpunojnë në mënyrën më të mençur. 

Sidoqoftë, bashkëpunimet e tilla mbeten si vegime yjore në natën e errët.

Askush nuk bartë syze të diellit.

Frazat më të shpeshta tek

anglishtfolësit  juanë

human rights dhe people

from independent media

Një foto me bufë dhe dy shqiponja.
një buf

Në Prishtinë arrita të shtunën dhe prita me padurim të hënën për „t'i krehur“ libraritë. Për Kosovën dija shumë pak. Për këtë janë aty librat. Blej një pasqyrë voluminoze të  historisë të zhvillimit të zonës, por kjo nuk më mjafton. Për ta kuptuar më nevojitet poezia. Blej edhe dy libra me poezi, një të Agim Vincës dhe një të Lena Ibishit. Të parin do ta lexoj në gjuhën boshnjake, ndërsa të dytin në anglisht. Gjatë leximit Kosova bëhet gjithnjë e më shumë vendi im. Dikur ajo ishte vetëm solidaritet me pozitën e punëtorëve, siç e përjetonim një kohë herët në shtetin tonë të përbashkët, Jugosllavi.

E tani guximi i pamëshirshëm i shtatëmbëdhjetëvjeçares Lena Ibishi më spërkat me një energji të re kritike. Nuk di a më shumë çuditem, apo e admiroj. Mirë është.

Askush nuk hidrohet gjatë ecjes.

një simbol paqeje

Fillimin dhe fundin e rrugës, në të cilën zgjedh vendpushimet për kafenë e mëngjesit i zbukuron përmendorja e njeriut të njëjtë. Ibrahim Rugova, pacifist, shkrimtar, kryetar. Luftëtar për pavarësi. I kujtohem nga ekrani i televizorit tonë familjar bardhezi. I kujtohem shallit që e mbështillte qafën e intelektualit francez. Që nga atëherë isha e bindur, se ky shall mund të ishte vetëm me ngjyrë të kuqe, ndonëse televizori ishte monokromatik.

Deri te rruga që më shpie pranë varrit të tij të predimensionuar, vij përkrye një kodre. Por më shumë se prezenca e pasvdekjes e pacifistit, Rugovës, mbi qytet sundojnë muralet e heronjve në uniforma të çlirimtarëve. 

Një burrë tërheq një makinë.

Hapësira publike në Prishtinë shpesh është e destinuar për pronë private. Në sipërfaqet e gjelbra, do të thotë në atë pronë që e kanë braktisur tinejxherët për shkak të përdorshmërisë së harxhuar të saj, me fjalë tjera i quajmë mbeturina, ambalazh pa përmbajtje. Mbeturina, mbeturina gjithandej, madje edhe në lagjen e re të një rangu më të lartë, siç është e imja.

Pjesa tjetër e pronës private janë sipërfaqet e asfaltuara. Automobilat e zbrazët janë të parkuar në të sigurt në të gjitha trotuaret, ndërsa ne njerëzit ecim përreth tyre nëpër rrugët e ngarkuara.

Një foto e një ore me shifra romake.


1.11.21
nuk ka ç’të shitet mend
në një ditë të vetme atje.
Dhe ajo orë vërtetë qëndron mu pranë urës,
që ndan.
Është koha e luftës dhe koha e paqes.
Dhe është koha në Mitrovicën e Kosovës

Një pikturë me një alien

Në galerinë kombëtare është ekspozita e Alban Mujës me titull Whatever Happens, We Will Be Prepared, për luftën e vitit 1999. Një pjesë e madhe e konceptimit vizual i dedikohet identitetit. Në veten time ndjej jehonën më të madhe të tregimit të një brazilianeje me rrënjë hebre e me emër mysliman. Situatën e vet e shpjegon me fjalët: “Prindërit ishin hebrenj anticionistë, hipikë me pritje të mëdha”. Cheers to them, mendoj.

Edhe kësaj radhe Galeria  më pranon si vendstrehim, si hapësirë për meditim që nuk ofron përgjigje, por gjithsesi drejton kah thelbësorja.

Një urë e thyer në mes.

Një muaj është kohë tepër e gjatë për të mos lëvizur paksa rreth e përqark. Përvojat me transportin në Tiranë më kanë mbushur me njohuri për furgonat, që shpesh zëvendësojnë strukturën e mangët të transportit publik. Me një të tillë u nisa për në Mitrovicë. Kalimi i urës në qytet më solli në anën ku jetojnë serbët, gjë që nuk mund të anashkalosh. Më duket se askurrë  në jetë nuk kam kaluar aq qartë një kufi në diçka krejtësisht tjetër. Dhe jo, nuk është mirë. Urat nuk i ndërtojmë me qëllim që secili të mbetet në bregun e vet.

Paksa më ngushëlloi vizita në Prizren, aty nga tarraca e të njëjtës kafene kumbojnë gjuhë të ndryshme, ndërkaq vetullat nuk mërrolen. 

31.10.2021
Lena Ibishi është nga Kosova
dhe është 17 vjeçe.
Kjo është një poezi e saj
kushtuar Ballkanit.

Guest and Host (Teksti është poshtë)

Guest and Host

I live in the land of gunpowder and uncalled shots.
Of barbaric oaths and tumbling cots,
I live in the land of white snakes and rotten trees,
Plastic furniture. and human deities.
Corruption boils down to deep roots,
For loyalty is our father's truth.
Blind binding to faith, and comfort, and all our cho-sen sins,
Propelled by rebellion, driven by tension.
Hotheaded civilians. one cunning lieutenant.
Point the pistols to the sky,
Damn hell!
And damn the heavens!
Damn our land!
And damn our people!
Damn those who bear a crown!
And damn our equals!
I invite you to stay, settle in,
Sleep perched on your chin.
Allow me to tuck you into bed.
And come to shoot you, execution-style, at a quater past ten.
I enjoyed your stay, I hold to heart your sneers.
Though you were my bounty,
What more can I tell you?
Welcome to my home country.

Mmmm, somune. Fjalën e njoh. Aromë. Aromë e bukës, që dikur si fëmijë e kisha ngrënë në Bosnje. Në kafenenë që dëshiron të shpërfaqë atmosferë të traditës dhe bollëkut, pjekin bukën më të mirë në botë. E ngjyej në mazë të pjekur me speca. E kafshoj dhe kënaqem. Barku i saj i rrumbullakët përkujton mbulojën e bibliotekës kombëtare të Kosovës në pjesën tjetër të qytetit, nga aspekti arkitekturor, ndërtesës më argëtuese në qytet.

Forma katrore me rrethe brenda.
Një bukë rrethore.

Bukë dhe bibliotekë. Qyteti që i ka këto mund të jetë qyteti më i lumtur në botë.

Në kafene shërbejnë meshkujt.

Përkthim nga sllovenishtja në shqip nga Nikollë Berishaj

Samira Kentriq (Kentrić) (1976) është artiste që realitetin shoqëror përreth vetes e shndërron në figura. Më së shumti preferon të krijojë situata surrealiste, për të theksuar realitetin më të vërtetë. Punon në teknika të ndryshme dhe zgjedh atë që i përshtatet më së shumti. Fokusi i saj është në pikëtakimin ndërmjet shprehjes publike dhe politike si dhe intimes dhe privates së njerëzve të zakonshëm. Deri më tani ka botuar tre romane grafiker: Balkanalije (autobiografi, më 2015), Letër Adnës (mbi krizën e refugjatëve, 2016) dhe Adna (2020).

Menaxher i projektit: Barbara Anderlič
Dizajni: Beri  (koncept Samira Kentrić)